Vendosni fjalën kyçe....

Eneda Tarifa krah për krah me të mirin e nënës: Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar


Partia Socialiste hapi sot fushatën për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit ku prezantoi edhe kandidatën për bashkitë e vendit.

Por sot u prezantuan edhe disa nga kandidatët për këshillin bashkiak në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera këta kandidatë vinin nga bota e artit dhe sportit.

Socialistët vendosën të garonin në Tiranë Eneda Tarifën dhe Anxhela Peristerin si edhe Gazmend Pajën aktorin e “Portokalli” bashkë me dy sprotistën Luiza Gega dhe Izmir Calja.

Eneda Tarifa gjatë prezantimit të saj foli me superalativa për Erion Velinë, duke thënë se nëse do kishte si Erioni nja 3 të tjerë kushedi ku do ishim.

“Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar”-u shpreh Tarifa.

Ndërsa Anxhela Peristeri deklaroi votën e saj pro Veliajt.

Nuk lodhem duke folur për Erjonin, në 30 Qershorin do votoj për Tiranën sepse do votoj për ndryshimin e saj, për gjebërimin dhe investimet” u shpreh Peristeri.

Nga ana tjetër Gaz Paja u shpreh se kërkon të hyjë në histori pasi edhe miqtë duan të hyjnë në histori.

Di që këta çuna dhe goca do hyjnë në histori, edhe unë dua të hyj në histori”-deklaroi Paja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *