Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i KE-së, Cakaj: Sukses, por s’mbajmë përgjegjësi kur hapen negociatat


Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka komentuar sot në një konferencë për shtyp raportin e KE-së për Shqipërinë. Cakaj tha se raporti dëshmon suksesin e Reformës në Drejtësi por pasi numëroi sukseset që qeveria kishte arritur dhe raporti kishte nënvizuar, ministri Jashtëm në detyrë nuk mori përgjegjësi përsa i përket hapjes ose jo të negociatave në qershor. 

Ai shtoi se nuk e ka qeveria në dorë të përcaktojë axhendën e Këshillit Europian, por të punojë për shqiptarët.

“Vitin e kaluar ekzistoi tensioni mes rekomandimeve teknike të KE-së dhe vlerësimeve politike të këshillit, por këto nuk ishin të lidhura me paragjykimin e progresit që Shqipëria ka arritur. Ta keni parasysh se në qershorin e kaluar, diskutimi për reformat në BE, nga BREXIT, deri tek reformimi i Eurozonës dhe problemet e fqinjësisë marrin energjinë e madhe të vendeve europiane. BE njëherë duhet të konsolidohet nga brenda, para se të jetë i gatshëm të zgjerohet nga jashtë. Marrë këtë mësim nga viti i kaluar se ekzistojnë raste që gjykimet politike mbizotërojnë mbi vlerësimet teknike. Une dhe kjo qeveri për të qenë transparentë, nuk e marrim përgjegjësinë për të dhënë premtimin final se negociatat do të hapen në këtë apo atë datë, por ne japim garancinë që angazhimi ynë është i patjetërsueshëm dhe i pakthyeshëm. Sinjalet vijnë të ndryshme nga vendet evropiane, por asgjë nuk është përfundimtare. Përcaktimin e axhendës së këshillit nuk e ka në dorë qeveria, vendimin për hapjen e negociatave nuk e merr qeveria, por qeveria për Shqipërinë do punojë pa lodhur dhe pa kursyer për të bindur vendet që tashmë është koha për hapjen e negociatave”, shtoi Cakaj, duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë të pyetjes së gazetarëve nëse do të hapen negociatat në qershor apo jo.

Duket se edhe vetë Cakaj nuk është i bindur se negociatat do të hapen në qershor./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *