Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shqipëria nuk ndërhyn në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë


Presidenti Ilir Meta në një intervistë në Tv Dukagjini është shprehur se qëndrimi në raport me dialogun Kosovë-Serbi është i pandryshuar dhe i takon përgjegjesia vetëm udhëheqësve të Kosovës.

Më tej, Meta u shpreh se Shqipëria mbështet çdo vendim të autoriteteve të Prishtinës zyrtare.

Në mënyrë fare të qartë e të kristaltë, qëndrimi im i vetëm si President i Republikës së Shqipërisë në raport me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë, është dhe do të mbetet i pandryshueshëm, me çdo faktor të Kosovës apo të Shqipërisë dhe me çdo përfaqësues të faktorëve ndërkombëtarë: dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës. Shqipëria, duke e mbështetur këtë dialog do të pranojë dhe duhet të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shprehen në përputhje me Kushtetutën  e Kosovës dhe në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *