Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra protestues nga qytetet e vendit vërshojnë drejt Tiranës


Mijëra qytetarë nga gjithë vendi janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e orës 19:00. Mësohet se dhjetëra autobusë janë nisur nga Berati, Korça, Elbasani, Shkodra, Lezha e Gjirokastra.

Në Korçë jaë bllokuar 2 autobusë me qytetarë, 2 prej të cilëve janë shoqëruar nga policia. Protesta e sotme e thirrur nga opozita e bashkuar do jetë më masivja sipas krerëve të saj.

Në fjalën e tij në takimet nëpër qytete të ndryshme të vendit, Basha, ka thënë se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në largimin e kryeministrit Rama dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme, të lira e të ndershm

Ai ka deklaruar se vendi nuk mund të mbetet peng i një grushti njerëzish, që po grabisin pronat e shqiptarëve, po i dhunojnë dhe po i detyrojnë të largohen nga vendi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *