Vendosni fjalën kyçe....

E lyen makinën me lëndën e pazakontë kundër vapës, shkakton rrebesh komentesh (Fotot)


Një grua indiane ka dalë me metoda mjaft të pazakonta për ta mbajtur makinën e saj dhe veten të freskët gjatë ngarjessë makinës në motin e nxehtë. Ajo e ka suvatuar makinën e saj me pleh lope, duke shkaktuar një rrebesh reagimesh në rrjet.

Mënyra për kontrollimin e temperaturave është marrë në një nivel krejtësisht të ri nga shoferja femër nga Ahmedabad, Sejal Shah.

Makina e vet “Toyota”, e veshur me një përzierje të plehut lopës, u vëzhgua për herë të parë nga një përdorues i Facebook, i cili e ndau këtë gjë online.

Temperaturat në të gjithë shtetin e Gujarat rregullisht rriten në mbi 42 gradë Celsius (107 Fahrenheit) dhe mbajtja e motorit të makinës në mënyrë sa më të freskët është padyshim një problem.

Kur u kontaktua nga mediat lokale, pronarja e makinës shpjegoi se nxehtësia ishte shumë e padurueshme për të dhe vendosja e plehut e zgjidhi këtë problem.

Për më tepër, gruaja e përmirësoi më tej dizajnin e saj, duke pikturuar dizajne të ndryshme zbukuruese në automjet, për ta bërë atë jo vetëm të freskët por edhe të këndshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *