Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar për drogë, kapet pas 2 vitesh 33-vjeçari në Durrës (VIDEO)


Një 33-vjeccar është arrestuar në Durrës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.  Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më 1 korrik të 2017-ës kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për të riun, e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Pas pothuajse dy vitesh në arrati, policia më në fund e arrestoi 33-vjeçarin me inicialet A.D, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.

” Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .

Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , kapën dhe ndaluan shtetasin :
-A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *