Vendosni fjalën kyçe....

U kap me kokainë, arrestohet 31-vjeçari në Itali


Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u pikas për nga lëvizjet e tij të dyshimta që nuk i shpëtuan karabinierëve ku, pas kontrollit, e gjetën atë në posedim të 13 gram kokainë.

31 vjeçari me iniciale X.B, me origjinë shqiptare, u arrestua në Cantu mbrëmjen e 14 prillit. Në banesën e tij sipas mediave italiane, u gjetën 1 mijë euro, ndoshta të fituara nëpërmjet shitjes së drogës.

Ai akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. I arrestuari, pas përfundimit të formaliteteve, u dërgua në burgun e Bassone në Como në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *