Vendosni fjalën kyçe....

Pompeo anulon vizitën në Moskë, para takimit me Putin shkon në Bruksel


Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, nuk do të jetë sot në Moskë sikurse kishte paralajmëruar, por do të jetë në Bruksel.

Sipas një njoftimi të DASH, në vend që të shkojë në kryeqytetin rus, të hënën Pompeo do të zhvillojë bisedime me zyrtarët evropianë rreth “Iranit dhe çështjeve të tjera.

Megjithatë “RT” shkruan se ai do të takohet të martën me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov, takim që do të mbahet të martën në Soçi.

Pompeo pritet të flasë me ta për atë që Washingtoni e quan “veprime agresive dhe destabilizuese të Rusisë”.

SHBA ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Rusinë për ndërhyrje në Venezuelë, ashtu sikurse edhe Moska anasjelltas.

Javën e kaluar Pompeo e ka kaluar duke përshkallëzuar presionin mbi Iranin duke e kërcënuar atë me veprime të shpejta dhe vendimtare të SHBA-së, në përgjigje të “sulmit mbi interesat amerikane apo qytetarëve” nga “Irani ose përfaqësuesit e tyre”.

Të martën, ai anulloi një vizitë në Gjermani dhe më pas shkoi në Irak, ku la të kuptohej se Bagdadi duhet të qëndrojë larg të bërit biznes me Teheranin – për hir të pavarësisë.

Të premten, Pentagoni tha se po dërgonte raketa shtesë në Lindjen e Mesme, megjithatë Pompeo ka këmbëngulur se SHBA nuk duan luftë me Iranin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *