Vendosni fjalën kyçe....

“Edi Rama njeriu më i investuar i Sorosit, shoqëria civile levë e PS-së” – Berisha


Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama, të cilin e quajti si njeriun më të investuar të miliarderit hungarezo-amerikan, George Soros.

Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me të rinjtë e Partive Popullore Europiane teksa tha se organizatata e shoqërisë civile në vend janë levat e Partisë Socialiste.

“Shoqëria civile totalisht leva e PS-së. Kryeministri është njeriu më i investuar i Goerge Soros. Ai është korruptori numër 1 në botë. Ai blen politikanë dhe bëni çdo gjë që paratë e tij të spekulimit të mos penetrojnë kurrë në forcat tuaja politike. Një politikan i blerë prej tij, zbaton porosinë e tij. Lufta e Sorosit është kundër qendrës së djathtë dhe vlerave që ajo përfaqëson. Ky kryespekulant është i pashoq në botë. Çfarë pësuan tajlandezët nga falimentimi që u bëri.” – tha Berisha.

Më tej ai theksoi se projekti për ndryshimin e kufijve në rajon, është përgatitur nga Fondacioni Soros në Beograd, një projekt të cilin Berisha e cilësoi si tejet të rrezikshëm.

“Soros ka axhendë. Do ju jap vetëm 2 shembuj nga Shqipëria. Po jo përmend reformën në drejtësi. Projektin dhe strategjinë e reformës e ka bërë Fondacioni i Sorosit në mënyrë që favoriti i tij Edi Rama, të ketë të gjitha pushtetet. Soros është njeri shumë i rrezikshëm. Keni dëgjuar ju të flitet këtë vit për ndryshim kufijsh në Ballkan. Ju garantoj se s’ka asgjë më të sigurt që çon drejt luftës sesa kërkesa për ndryshim kufijsh në rajon. Ky rajon ka bërë luftëra më të egra se gjith Europa për ndryshim kufijsh. Projekti që ka 2 vite që përpiqet të shitet kudo është i Fondacionit Soros në Beograd.” – shtoi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *