Vendosni fjalën kyçe....

PD shpërndan videon e protestuesit të plagosur: Policët më hodhën 2 bombola me gaz


Partia Demokokratike ka shpërndarfë një video-dëshmi nga spitali QSUT në të cilin një protestues ndodhet i plagosur pas përplasjes me policinë gjatë ditës së sotme në Unazën e Re.

Në video është dëshmia e protestuesit Astrit Sadikaj, i dhunuar nga policia me gaz djegës dhe lotsjellës.

Astriti është një nga banorët që proteston me muaj të tërë kundër projektit korruptiv të Unazës së Re që prish pa shpërblim shtëpinë e tij dhe të rreth 2 mijë banorëve të tjerë.

Astriti tregon se ka shkuar pranë forcave të policisë për të qetësuar situatën, duke i thënë se qëllimi tyre është të protestojnë në paqe dhe të largohen në paqe. Astriti tregon se 3 policë i janë hedhur për ta bllokuar, ndër 2 të tjerë të FNSH i kanë zbrazur 2 bombola me gaz derisa ka humbur ndjenjat. 

Aktualisht, ai ndodhet në repartin e djegies në QSUT, pasi ka djegie të rënda në kokë, shpatulla dhe këmbë. Albana Vokshi e vizitoi Astrit Sadikaj në spital dhe i mori dëshminë e dhunës policore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *