Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata dënon me 10 vite burg Klement Ballilin


Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Klement Balilin, por ai do të vuajë vetëm 10, për shkak se më herët organi i drejtësisë ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin, por mesditën e së martës, pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin.

“14 vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, 2.6 vite burg për akuzën e grupit kriminal, gjashtë muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet per pastrim parash. Ne total Klement Balili dënohet me 15 vite burgim dhe me aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim”, u shpreh trupi gjykues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *