Vendosni fjalën kyçe....

Basha i ashpër pas ndalimit të Balliut e protestuesve: Rama i ka orët e numëruara


 

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, e ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj banorëve të Unazës së Re si dhe ndalimin e ish-deputetit Balliu dhe të disa banorëve.

Kryedemokrati ka deklaruarqipëri se Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri duke përdorur policinë për të dhunuar qytetarët që janë në krah të ligjit.

Ai deklaroi se Rama i ka orët e numëruara. Basha tha se shqiptarët nuk do pranojnë më kurrë që policia të dhunojë qytetarët dhe të mbrojë kriminelët.

Reagimi i plotë i Bashës

Sot në mesditë, njerëz të veshur me uniformën e Policisë së Shtetit kanë dhunuar qytetarë që mbrojnë shtëpitë e tyre. Kur njerëzit tanë, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, ish-deputetë si Klevis Balliu dhe të tjerë figura politike, u ngritën për të bërë të vetmen detyrë që kemi, të qendrojmë në krah të njerëzve, siç po qendrojmë e do të qendrojmë deri në fitore, kanë urdhëruar arrestimin e tyre.

Sot është dita kur Edi Rama do të rikthejë të burgosurit politikë në Shqipëri, sot është dita kur Edi Rama zyrtarisht po përdor Policinë e Shtetit për të dhunuar ligjin dhe qytetarët që janë në krah të ligjit, ndaj sot është dita dhe ky është vendi për t’ja thënë fare qartë dhe prerë: i ke orët e numëruara.

Kurrë më ky vend nuk do të pranojë që Policia e paguar me taksat e qytetarëve të dhunojë qytetarët, ndërsa mbron kriminelë, hajdutët, oligarkët.

Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit, të shkatërrojë shtëpitë e tyre, t’ju mbyllë biznesin, t’i heqë nga puna, dhe nga ana tjetër, t’i mbrojë e t’i bëjë deputetë e kryetarë bashkish e biznesmenë, trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, trafikantët e drogës, kriminelët, që janë themeli i parlamentit të paligjshëm dhe i qeverisë së paligjshme të Edi Ramës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *