Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet biznesi në Patos, autorët marrin mijëra euro dhe dy makina luksoze


Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Mësohet se rreth orës 03:00 të mëngjesit të në Patos, disa persona të paidentifikuar kanë hyrë në një biznes privat ku kanë vjedhur rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe dy automjeteve  të tipit “Audi”  dhe “Range Rover”.

Mësohet se subjekti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale M.K. Gjatë plaçkitjes autorët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Pronari i biznesit ka bërë denoncimin në polici ku ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *