Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 1 milion euro drogë, policia italiane arreston 1 shqiptar dhe 1 italian


Një 38 vjeçar shqiptar dhe një 44-vjeçar italian janë arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.

“La Stampa” raporton se dy personat u kapën me një sasi prej 100 kg drogë të cilën e kishin në makina.

Ata fillimisht sapo pikasën policinë tentuan të largoheshin, por pas ndjekjes policore u kapën përballë shtëpisë ku banonte shqiptari.

Nëse droga do të shitej me shumicë vlera e saj shkonte deri në 300 mijë euro, ndërsa në tregun me  pakicë vlera e saj shkonte deri në 1 milion euro.

Droga ishte fshehur në sediljen e pasme të makinës dhe ishte e paketuar në thasë të kuq prej najloni.

Ndërsa gjatë kontrollit në bodrumin e banesës ku jetonte shqiptari u gjetën materiale për paketim.

Hetimet e policisë vazhdojnë, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tjerë në këtë rrjet trafiku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *