Vendosni fjalën kyçe....

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, lojtari i Eintracht Frankfurt firmos për Real Madrid


Edhe pse sezoni futbollistik do disa javë të përfundojë, në Spanjë janë të sigurt, talenti serb, Luka Jovicc, do të veshë fanellën e Realit të Madridit.

Sipas prestigjiozes “AS”, drejtuesit merengues kanë mbyllur blerjen e sulmuesit të Ajntrakht Frankufrit. Ky operacion mësohet se i ka kushtuar plot 60 milionë euro klubit të Florentino Perez, prej të cilave, 48 milionë i merr Frankfurit dhe 12 milionë euro Benfika, klubi që disponon 20 % të kartonit.

Media spanjolle zbulon se 21-vjeçari do të firmosë kontratë 6 vjeçare, duke u bërë kështu blerja e dytë pas mbrojtësit të Portos, Militao.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *