Vendosni fjalën kyçe....

Humb lojën me të dashurën, Jessie J detyron Channing Tatum të publikojë foto nudo në rrjetet sociale


Aktori Channing Tatum ka publikuar një foto nudo në rrjetet sociale, pasi humbi një lojë me të dashurën e tij të re, këngëtaren Jessie J. Në foton e publikuar, Tatum shihet në dush, duke mbuluar pjesët e tij intime me duar.

“Humba lojën ‘Jenga’ me Jessica Cornish. Humbësi (unë) duhet të postonte një foto që e zgjidhte personi tjetër (Jessica Cornish). Unë kurrë nuk do luaj më Jenga me të,”-shkruan aktori krahas fotos.

Channing Tatum kishte 9 vite i martuar me Jenna Deëan me të cilën u nda në prill të vitit të shkuar, lajm që i tronditi fansat e tyre. Çifti ka një vajzë 5-vjeç, të quajtur Everly. Pak muaj pas ndarjes, Tatum filloi të përflitej për një lidhje me këngëtaren Jessie J., emri i vërtetë i të cilës është Jessica Ellen Cornish.

Më 27 tetor 2018, 39-vjeçari firmoi dokumentet e divorcit me bashkëshorten ndërsa disa ditë më vonë u fotografua duke dalë nga shtëpia e Jessie J-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *