Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Në ditën e lirisë Rama çon në parlament dispozita për ata që kundërshtojnë atë


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në ditën e lirisë së shtypit nuk kursen thumbat ndaj kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Bylykbashi shprehet se në ditën e Lirisë së Medias, të cilën Rama e cilëson kazan, ka çuar në parlament amandamente në Kodin penal që dënojnë me burg të gjithë ata që protestojnë kundër tij.

Bylykbashi thekson se duhet të hiqen dispozitat e shpifjes në Kodin Penal.

“Me mire liria e “kazanit” se qetësia e Kryeministrit

Pikërisht sot, në ditën e Lirisë së Medias, që Edi Rama e konsideron si Lirinë e “Kazanit”, Kryeministri ka çuar ne parlament amendamente ne Kodin Penal qe dënojnë me burg ata qe duan te shprehen duke protestuar kundër tij dhe ato amendamente t’i miratoje me votat e zëvendesuesve të opozitës. Edi Rama nuk ka ngurruar te përdorë Kodin Penal për ata qe e kane akuzuar për korrupsion dhe për lidhjet e tij me krimin për t’u mbyllur gojën. Deputete te opozitës janë dënuar penalisht pse e akuzuan për kanabizimin e Shqipërise dhe Gjykata e Larte ne presionin e Kryeministrit i dënoi ata.

Kur legjitimitetin nuk e ka mbi votën e lire, por mbi votën e blere dhe te vjedhur, mbi krimin dhe korrupsionin, Kodi Penal është kështjella e fundit ku fshihet autokrati.

Këshilli i Europës dhe OSBE/ODIHR i kërkojnë Edi Ramës me ngulm prej 5 vitesh qe te shfuqizoje shpifjen nga Kodi Penal por ai refuzon ta beje këtë, qe te mund te kërcënojë mediat, opozitën dhe këdo qe e akuzon atë dhe shpurën e tij.

Rezoluta e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes (02.10.2014)

[Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes] mirepret shfuqizimin e denimit me burgim te shpifjes dhe mbrojtjen e veçante kunder shpifjes per kategori te caktuara personash [shfuqizuar me inisiative te qeverise Berisha]. Megjithate shpreh keqardhje qe shpifja nuk eshte hequr krejtesisht nga Kodi Penal, gje qe mund te kete efekte frenuese mbi gazetaret dhe t’i çoje ata ne praktika vetcensurimi. Per kete arsye, i ben thirrje parlamentit qe te shfuqizoje krejtesisht çdo denim penal ne perputhje me standartet e Keshillit te Europes. [paragrafi 5.4]

Raporti Final i ODIHR, 2015

Dispozitat penale mbi shpifjen duhet të shfuqizohen, duke u dhënë përparësi instrumenteve të parashikuara nga legjislacioni civil të hartuara për rivendosjen e reputacionit të dëmtuar. [Rekomandimi prioritar nr. 5]

Raporti Final i ODIHR, 2017

Dispozitat penale për shpifjen duhet të shfuqizohen duke u dhënë përparësi zgjidhjeve juridike civile të hartuara për të rivendosur në vend reputacionin e dëmtuar. [Rekomandimi prioritar nr. 6]

Ne diten e Lirise se Medias, eshte pikerisht kjo Media qe nuk eshte e lire nga frika e presionit te Kryeministrit Rama.”- shkruan Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *