Vendosni fjalën kyçe....

Plagosën me thikë 20-vjeçarin, arrestohen dy të rinjtë në Përmet


Dy të rinj janë arrestuar në Përmet, pas dyshimeve se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur rëndë një tjetër të ri. Dy të arrestuarit janë A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet.

Sipas policisë, më 24 prill, dy të rinjtë kanë qëlluar disa herë me thikë një 20-vjeçar me inicialet V.Xh në pedonalen e Përmetit. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç, banues në Përmet, pasi:

Në datë 24.04.2019, në Pedonale në Përmet, për motive të dobëta kanë goditur disa herë me thikë , në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh , 20 vjeç, banues në Përmet, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *