Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita ka një plan të befasishëm, Rama ka frikë nga protestat


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se opozita ka jë strategji e cila në hapat e mëtejshme do jetë e befasishme.

Kryemadhi gjithashtu theksoi se Rama ka frikë nga protestat dhe nuk do që të përballet me këtë situatë.

Ne nuk pamë qytetarë të irrituar, përkundrazi ishin solidarë. Pamë shumë makina që kishin hapur krahun në anë të rrugës, duke treguar solidaritet. Ky është një nga hapat që ka hedhur opozita, e do të ketë vazhdimësinë e saj.

Gjithçka është në bazë të një strategjie dhe plani, që do të jetë i befasishëm. Pse? Sepse kryeministri është larguar gjithnjë sa herë ka pasur protesta dhe nuk ka tentuar të qëndrojë e të përballet me njerëzit. Kjo tregon frikën që ka ai, ose s’do të përballet me opinionin mbi këtë situatë”- tha Monika Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *