Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e mbytur e moshuara në plazhin e Durrësit


Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit.

Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje ndërsa nuk është zbukuar ende identiteti i viktimës.

Në bregun e detit janë gjetur disa sende personale të cilat dyshohet se ato i përkasin së moshuarës dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 24.04.2019, në lagjen nr.13, Durrës,  është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë  ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *