Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Partia e Patozit nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, është shprehur se partia më e re Bindja Demokratike nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet lokale më 30 qershor, duke argumentiar se sot ka përfunduar afati i regjistrimit në KQZ. Në emisionin ‘Tempora’, Bardhi shtoi se nësë BD-ja regjistohet jashtë afateve ligjore, do të thotë se është në sherbim të Edi Ramës.

“Së pari shqiptarët janë të përfaqësuar nga ata që kanë votuar. Nuk mund të thuash se do përfaqësosh shqiptarët, kur shqiptarët nuk të kanë dhënë mandat përfaqësimi. E dyta, të pretendosh të hysh në zgjedhje, kur nuk ke krijuar ende parti, sepse sot ka skaduar afati, do të thotë se je duke i kryer një shërbim Edi Ramës, pasi si rregull, dhe këtu po flas si jurist, kjo parti nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk është regjistruar në gjykatë. Në zgjedhje nuk marrin pjesë kandidatët për parti politike, por marrin pjesë partitë politike.

E vetmja rrugë apo mënyrë që kjo parti, kandidatë për të qenë parti për të qenë të saktë, të marrë pjesë në zgjedhje, do duhet që Edi Rama t’i japë një urdhër politik KQZ-së për ta regjistruar këtë parti në zgjedhje. Nëse kjo ndodh, besoj se shqiptarët kuptojnë realitetin se ku është krijuar kjo parti dhe kujt i shërben kjo parti e krijuar”, sqaroi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *