Vendosni fjalën kyçe....

Trump “i infektuar” nga Game of Thrones, e përdor për postimet në Twitter, HBO e kundërshton


Edhe Presidenti i SHBA-së është ndjekës rigoroz i serialit Game Of Thrones (GOT), pasi shpesh herë përdor simbolikat e këtij seriali për të dhënë mesazhe politike.

Por transmetuesi i serialit, HBO nuk është dakord me përdorimin e simbolikave të GOT për mesazhe politike.

Në nëntor Trump postoi në Twitter foton e tij me shkrimin njësoj si dizajnet  GOT, ku lexohej: “Sanksionet po vijnë”.

E pas kësaj HBO u përgjigj me një deklaratë: 

Ne nuk ishim në dijeni të këtyre mesazheve, dhe do të preferonim që marka jonë të mos keqpërdoret për qëllime politike.

Por mesa duket të gjitha këto përpjekje kanë qenë për asgjë.

Në janar, Trump përsëri përdori serialin duke bërë një meme të re duke thënë: “Muri po vjen”

Më herët këtë muaj, Warner Bros arriti të fshinte një nga videot  e paautorizuara të  Trump në Twitter, për shkak të përdorimit të një pjese nga “The Dark Knight Rises”. Por sa duket HBO do të ketë një periudhë të vështirë me një rast të ngjashëm.

HBO ka publikuar ndërkohë një tjetër deklaratë:

“Megjithëse ne mund ta kuptojmë entuziazmin për Game of Thrones tani që edhe jemi në sezonin final, ne ende preferojmë që prona jonë intelektuale të mos përdoret për qëllime politike.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *