Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Do hyjmë në zgjedhje nëse do jenë të lira dhe të ndershme në të kundërt do i pamundësojmë ato


Kreu i Partisë Demokratike në daljen për mediat pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar u shpreh se do të hyjnë në zgjedhje vetëm kur të mundësohet dhe të jenë garancitë për kryerjen e tyre në kushte të lira dhe të ndershme.

Basha gjithashtu theksoi se Partia Demokratike do pamundësojë kryerjen e zgjedhjeve të vjedhura dhe të komanduara nga Rama të cilat prodhojnë krim elektoral.

Misioni ynë është i qartë, Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenin.

T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.

Sot çdo shqiptarë e ka kuptuar se kjo qeveri ka rënë moralisht e ndërkombëtarisht, pavarësisht pelivanllëqeve që merret sot kryeministri më i paaftë, çdokush e ka kuptuar që me Edi Ramën nuk vazhdohet më. Në bashkëpunim me të gjithë grupet e interesit do të shpalosim propozimet tona për mandatin e Qeverisë Tranzitore”-u shpreh Basha nga selia blu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *