Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: Shpresojmë në hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut


Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian Johannes Hahn në një intervistë për revistën Parlamenti është shprehur se Ballkani Perëndimor ka dritaren e hapur për anëtarësim dhe se ka bërë përpara në reformat për zhvillim.

Bashkimi Evropian ka kohë që është angazhuar fuqimisht në rajonin e Ballkanit dhe ka mbështetur të ardhmen e tij si pjesë integrale e BE.

Është në interesin tonë të angazhohemi me rajonin, pasi kjo do ta bëjë Bashkimin më të fortë. Viti i kaluar ishte thelbësor, sepse u morën vendime historike mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Strategjia e Ballkanit Perëndimor u miratua nga Komisioni Evropian. Strategjia ripohon një perspektivë të qartë evropiane të rajonit”-u shpreh Hahn.

Më tej Hahn sqaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë një shembull i mirë se si perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka ndihmuar në zhvillimin e vendit duke shpresuar për një hapje të negociatave për të dy vendet përpara fillimit të verës.

Ballkani Perëndimor tani ka një dritare të hapur mundësish. Megjithatë, pranimi në BE është një sfidë që kërkon përpjekje të forta të përbashkëta. Mbetet ende shumë për t’u bërë.

Anëtarët e ardhshëm duhet të respektojnë vlerat e BE-së dhe të punojnë në pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal.

Përveç kësaj, shtetet anëtare të BE-së duhet të përmbushin angazhimet e tyre në të cilat ata gjithmonë kanë rënë dakord në mënyrë unanime”- përfundon Hahn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *