Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Vjedhja në Rinas nuk ishte film Hollywood-i por akt terrorist


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka cilësuar grabitjen në Rinas si akt terrorist dhe jo skenë Holywood-i.

Kryemadhi shprehet se Banka e Shqipërisë duhet të t’i tregonte publikut shumën e parave të vjedhura.

Ajo që dua të them është që ngjarja e Rinasit nuk ishte një film i Hollywood-it, atë që jemi mësuar ta shohim në filmat e tij. Të guxojë njeri të shkojë ta bëjë në një aeroport në SHBA, apo në Paris, Romë apo qoftë edhe në ndonjë qytet të dorës së dytë ose të tretë.

Për mua kjo ngjarje është një veprim terrorist. Pra, do të thotë që, përveç vjedhjes së parave në radhë të parë ne duhet të kishim një deklaratë të qartë nga Policia, por edhe nga bankat e nivelit të dytë, qoftë edhe nga Banka e Shqipërisë sesa është vlera e grabitur, për të informuar opinionin publik në radhë të parë dhe jo për të parë teatrin e radhës ku dy ministra i hedhin fajin njëri – tjetrit, sikur po luajnë ‘topa-djegësi”-tha Kryemadhi e ftuar në A2CNN.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *