Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vjedhja në Rinas e organizuar nga strukturat shtetërore


Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.

“Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit.

Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetin e Aviacionit Civil. Është një skenar shtetëror.

Se s’ka banditë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë”-deklaroi Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *