Vendosni fjalën kyçe....

Balluku sulmon kinezët: Koha mbaroi, i kaluat limitet


 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar ndaj deklaratës së koncesionarit të aeroportit të Rinasit mbi përgjegjësitë e sigurisë për grabitjen e parave.

Balluku ka sulmuar pronarët kinezë të koncesionit TIA si edhe menazherët e saj duke i kujtuar ligjet shqiptare si edhe duke akuzuar se abuzon në sajë të kontratës.

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!”-shkruan Balluku.

Sipas Ballukut koha e fjalëve ka mbaruar tashmë dhe policia do ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar aeroportin.

Por koha e fjalëve mbaroi!
Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë”-
thekson Balluku.

Më herët edhe kryeministri, por edhe policia e shtetit i hodhi fajin koncesionarit për mos zbatimin e kushteve të sigurisë të aeroportit duke mos marrë asnjë përgjegjësi nga autoritet shtetërore mbi grabitjen.

Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.”-deklaronte Rama.

Ndërsa nga ana tjetër TIA është shprehur se policia është njoftuar menjëherë për grabitësit që hyjnë në aeroport duke u shprehur se nuk mban përgjegjësinë për sigurinë në territorin shqiptar.

Aeroporti nuk është i kinezëve, është i gjithë shqiptarëve. Eshtë pjesë e territorit të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj nga Policia e Shtetit si çdo metër i këtij vendi. Ndaj deklaratën zyrtare të Ministrisë së Brendshme e vlerësojmë si të pasaktë”-thuhej në deklaratën e TIA-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *