Vendosni fjalën kyçe....

Kriza në Libi – 21 të vdekur nga luftimet në Tripoli


Qeveria e Libisë ka njoftuar se 21 njerëz kanë mbetur të vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur në luftimet pranë kryeqytetit, Tripoli.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve dhe bëri thirrje për bisedime.

BBC” shkruan se forcat rebele nën gjeneralin Khalifa Haftar kanë përparuar nga lindja me qëllim të marrjes së Tripolit. Por kryeministri i Libisë Fayez al-Serraj e ka akuzuar atë për përpjekje për grusht shteti dhe thotë se rebelët do të përballen me forcë.

Mes të vdekurve ishte edhe një mjek i Gjysmëhënës së Kuqe. Forcat e gjeneralit Haftar nga ana tjetër thanë se kishin humbur gjithsej 14 luftëtarë.

Khalifa Haftar

Më herët OKB apeloi për një armëpushim dy-orësh, në mënyrë që të bëhej i mundur evakuimi i viktimave dhe civilëve, por luftimet vazhduan.

Në një deklaratë, Mike Pompeo tha se SHBA ishte “thellësisht e shqetësuar për të luftimet pranë Tripolit” dhe theksoi nevojën për bisedime.

Sakaq fuqitë ndërkombëtare kanë filluar të evakuojnë personelin nga Libia, për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria politike që nga koha kur sunduesi Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *