Vendosni fjalën kyçe....

Procedohen 13 kuksianë, i zunë rrugën Edi Ramës


Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë 13 protestues, të cilët i zunë rrugën Edi Ramës, teksa shkonte në një takim në Kukës.

“Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 – 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.”, njofton Policia e Kukësit.

Rama vizitoi Kukësin, takim që u shoqërua me tension dhe bllokim rruge.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *