Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset rëndë drejtuesi i mjetit në Korçë, dyshohet se në gjendje të dehur doli nga rruga


Drejtuesi i një mjeti është plagosur rëndë në Korçë pasi ka dalë nga rruga në rrugën Korçë-Pogradec.

Mjeti po udhëtonte pranë fshatit Vashtmi teksa drejtuesi i mjetit, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga bashkë me makinë.

Për ta nxjerrë nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve. Shoferi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me shpejtësi në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *