Vendosni fjalën kyçe....

Uashingtoni duhet të zgjedhë mes Turqisë dhe terroristëve” – Ankaraja i përgjigjet Pence


Zëvendëspresidenti i Turqisë tha se homologu i tij amerikan duhet të zgjedhë mes një aleance me një partner besnik të NATO-s, ose të qëndrojë në anën e terroristëve.

Deklarata e Oktay-t vjen pak pasi homologu i tij, Pence, lëshoi ​​një ultimatum ndaj Ankarasë lidhur me blerjen e avionëve F-35, pasi Turqia të ketë hequr dorë ndaj sistemet raketor rus, S-400.

“Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin. A dëshirojnë të mbeten aleatet e Turqisë apo të rrezikojnë miqësinë tonë, duke bashkuar forcat me terroristët për të minuar mbrojtjen e aleatëve të NATO-s kundër armiqve të saj?” – shkroi Fuat Oktay në llogarinë e tij në “Twiter”.

Zyrtari turk nuk e bëri të qartë se çfarë mendonte me fjalën “terroristët”. Ankaraja është në përplasje të vijueshme me Uashingtonin lidhur me mbështetjen ushtarake që ajo ofron për milicitë siriane kurde, të cilat janë përcaktuar si organizata terroriste në Turqi.

Përveç kësaj,  kleriku turk i vetëshpallur Fethullah Gulen, njerëzit e të cilit Turqia i akuzon për grushtin e shtetit të vitit 2016, ka gjetur një strehë të sigurt në SHBA, një çështje që gjithashtu po ndikon në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *