Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët vlerësojnë negativisht Ramën, nuk mështesin djegien e mandateve”-Sondazhi


 

Në një sondazh të bërë publik në RTV Ora të kryer nga IPR Marketing shqiptarët vlerosjnë negativisht punën e kryeministrit por nuk mbështesin as djegien e mandateve.

Në sondazh 62 % e shqiptarëve nëse do u jepej mundësia do të largoheshin nga  Shqipëria ku problemet kryesore janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria.

 34.7% e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht, por kur flitet për zgjedhjet e parakohshme, protesta dhe djegien e mandateve shumica e te anketuarve ka votuar kundër. Gjithashtu për dy liderët e opozitës, Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) shumica e të anketuarve, vlerësojnë negativisht punën e tyre. 

61 % nuk mbështesin djegien e mandateve 

Pyetjes: ..A pajtoheni apo nuk pajtoheni me vendimin për dorëzimin e mandateve? 
61.1% e qytetarëve shqiptarë janë kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.  18.7% e qytetarëve pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë.

51% Jo zgjedhje te parakohshme
Pyetja: … Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, a jeni në favor apo kundër zgjedhjeve të parakohshme? 

Nisur nga situata politike në vend, ku opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, 51.9% e shqiptarëve janë shprehur kundër këtij qëndrimi. Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë shprehur 28.9% e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa 19.2 janë shprehur se nuk e dinë.

Shumica kundër protestave të opozitës 

Pyetje: Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Lulzim Basha po proteston kundër qeverisë së Edi Ramës, duke e akuzuar atë për mashtrim zgjedhor dhe për bashkëpunim me krimin dhe narko trafikantët. A ndani ose nuk pajtoheni me arsyet për protestën e opozitës? 

Sondazhi i IPR Marketing i publikuar në RTV ORA thotë se 18.9 % e qytetarëve mbështesin opozitën dhe kreun e PD Lulzim Basha në protestë. 21.3% e shqiptarëve ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me kreun e PD, Lulzim Basha, ndërsa 38.1 % e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me Bashën dhe opozitën për organizimin e protestave të tyre. 21.7 % janë përgjigjur “nuk e di”.

40 % e mendojne negative veprimtarine e Metes 
Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e Presidentit të Republikës, Ilir Meta?

Sipas sondazhit, 18.1% e shqiptarëve mendojnë se veprimtaria e Presidentit Ilir Meta është pozitive, 40.9% mendojnë se veprimtaria e kreut të shtetit është negative. 29.6 % e qytetarëve mendojnë as pozitivisht as negativisht. Ndërsa 11.4% janë shprehur se nuk e dinë. 

57% e vleresojne negativisht punen e Monika Kryemadhit 

Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e lideres së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi?

Veprimtarinë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. 8.2 % e tyre mendojnë se puna dhe veprimtaria e Kryemadhit janë pozitive. 22.7% mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht, ndërsa 11.9% thonë se nuk e dinë.

49% gjykojne negativisht punen e Bashes 
 

Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha?

Punën dhe veprimtarinë e kreut të PD, Lulzim Basha shumica e shqiptarëve e kanë gjykuar negative. Janë 49.3% e tyre që gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa 13.7% e shqiptarëve mendojnë pozitivisht për veprimtarinë e PD dhe liderit të saj. 28.6 % mendojnë se puna e Bashës është as pozitive dhe as negative. Ndërsa 8.3% janë shprehur se nuk e dinë.

Pyetjes: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjëanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë.

Sondazhi: 62 % duan te ikin nga Shqiperia

Pyetjes: Nëse do të jepej mundësia, a do të largoheshe nga Shqipëria?

Emigracioni është një fenomen që në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas sondazhit të IPR Marketing të publikuar në RTV ORA, janë 62.2% e shqiptarëve që duan të largoheshin nëse do t’i jepej mundësia. 35.1% janë përgjigjur se do të qëndrojnë në Shqipëri dhe 2.8 % kanë thënë: “nuk e di”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *