Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e opozitës lihen në burg: Edhe të vdekurit do i ngremë nga varri që Ramën ta rrëzojmë!


Gjykata e Apelit ka vendosur sot të lërë në burg, Dorian Protoduarin dhe Maringlen Doçin, protestuesit e arrestuar në protestat e javëve të fundit të opozitës. I pari është banor në Unazën e Re ndërsa i dyti është një student.

Nga ana tjetër gjykata ka lënë masën e arrestit të shtëpisë për 5 protestues të tjerë: Pal Daija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka, Emiljano Mustafa.

“Për herë të parë pas 73 vitesh, rikthehen persekutimet e diktaturës. Unë vij nga një familje e vuajtur, e persekutuar, e pushkatuar. Ta dijë mirë Edi Rama, edhe të vdekurit do i ngrejmë nga varri e s’do ta lëjmë ta bëjë atë që kërkon. I bëj thirrje gjithë rinisë të ngrihet ta rrëzojë klikën e Edi Ramës. Unë s’mërzitem fare, djali e ka ditur se me kë po përballet. I bëj thirrje të gjithëve, të rinjve sidomos se vetëm ata mund ta rrëzojnë këtë regjim.”, tha babai i Mariglen Doçit.

Një tjetër banor i Unazës së Re, deklaroi se e vetmja zgjidhje që shihte për veten dhe familjen e tij ishte largimi.

“Siç na kanë persekutuar ne për 50 vjet në kohën e Enver Hoxhës, të njëjtën gjë po bën Edvin Kristaq Rama me fëmijët tanë. Por ne nuk do trembemi. Ne do i dalim në ballë protestave, nuk do trembemi derisa të më dalë djali nga burgu, derisa të bjerë regjimi i Edvin Kristaq Ramës. Unë si familje kërkoj strehim politik se ka ardhur koha e diktaturës. Më falni që po e kërkoj këtë. E vetmja zgjidhje për mua, është largimi i familjes time nga Shqipëria po fitoi prapë Edvin Kristaq Rama. Faleminderit!”, tha banori./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *