Vendosni fjalën kyçe....

Heroinë dhe kokainë me “Mickey Mouse”, tre homoseksualët shqiptarë kapen në Greqi


Tre shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e së hënës nga policia greke në rajonin e Atikës, pasi iu gjetën më shumë se 10 pako me heroinë dhe kokainë. Në një nga pakot e drogës, brenda të cilës ishin 1,010 gram kokainë, ishte stampuar në pjesën e jashtme pamja e personazhit të preferuar të filmave për fëmijë, “Mickey Mouse”.

Policia greke e zbuloi lëndën narkotike dy shtëpi në Patissia, ku u konfiskuan në total një sasi prej 4,791.5 gramë heroinë. Përveç drogës, policia gjeti dhe konfiskoi në shtëpitë e tyre edhe dy peshore elektronike, shumën prej 3,400 euro, një makinë që përdorej për trafik droge dhe shtatë telefona celularë.

Dy prej shqiptarëve, njëri 52 vjeçar dhe tjetri 49 vjeçar, ishin të martuar dhe e kishin kthyer trafikun e drogës në një biznes familjar. Ata bashkëpunonin me një tjetër homoseksual 31-vjeçar shqiptar, i cili kishte marrë shtetësinë greke. Edhe ai u arrestua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *