Vendosni fjalën kyçe....

Liverpul shpëton në minutën e fundit…falë një autogoli


Liverpuli ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Totenhemit duke ruajtur kreun e renditjes.

Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe e ekuilibruar dhe vendasit kaluan në avntazh në minutën e 16-të me brazilianin Roberto Firmino. Por me fillimin e së dytës londinezët e rritën presionin duke barazuar në minutën e 70-të.

Por një autogol i Alderweireld në minutën e fundit të kohës së rregullt i dha fitoren tejet të rëndësishme në garën për titull ekipit të drejtuar nga gjermani Klop.

Kur nga fundi kanë mbetur edhe 6 javë, Liverpuli mban kreun me 2 pikë më shumë se Mançester Siti, por ky i fundit ka luajtur një ndeshje më pak kështu që gara për titullin kampion është e hapur deri në fund dhe mjaft e fortë dhe një hap fals mund të kushtojë dalje nga gara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *