Vendosni fjalën kyçe....

“Sa herë ke bërë s*ks këtë muaj?” – Pique ‘thumbon’ Realin me përgjigjen (VIDEO)


Gerard Pique kurrë nuk ka qenë i turpshëm kur është fjala për të nxitur debate lihur me rivalitetin mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Mbi të gjitha duke patur parasysh fitoren në Bernabeu në fillim të muajit, Pique s’mund ta humbiste mundësinë mbrëmjen e së enjtes kur ishte i ftuar në emisionin “La Resistencia” të moderatorit David Broncano.

Në minutën 18:17 të emisionit, Broncano e pyet Piquen për jetën e tij seksuale me partneren këngëtare Shakirën.

 “Sa herë ke bërë seks këtë muaj”, ishte pyetja e Broncanos, që Pique iu përgjigj: “A llogaritet Bernabeu?”. Një batutë kjo që mesiguri u ka djegur shumë tifozëve të Realit, sepse vetëm para pak javësh, Barcelona shënoi dy fitore në Bernabeu.

Prezantuesi spanjoll e pyeti Piquen edhe për gjendjen e tij në llogarinë bankare, të cilës ylli i Barcelonës sërish iu përgjigj duke patur në mendje rivalët e espanyol.

 “Pas kaq vitesh në futboll, kam në bankë më shumë para se buxheti i Espanyol këtë vit”, tha Pique.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *