Vendosni fjalën kyçe....

“Shkarkimi i konsullit Kumaraku u kërkua nga Italia” – Denoncimi te Berisha


Pas shkarkimit të konsullit shqiptar në Romë, Edmond Kumaraku, një qytetar ka denoncuar se shkarkimin e Kumarakut e ka kërkuar shteti italian.

Denoncimi i tij e ka publikuar ish-kryeministri Berisha, i cili shkruan se Kumaraku ka qenë i dypunësuar në Itali dhe përveç kësaj merrte pjesë në takimet elektorale të Taulant Ballës dhe Jurgis Çyrbjes, në shkelje të ligjit për diplomatët.

“Italia kerkon largimin e pseudodiplomatit shqiptar! Lexoni per palodiplomate qe nuk njohin asnje ligj perveç xhepit!

Qytetari dixhital denoncon: Diplomatin mik te Taulant Bego Yaris, kryetar i PS ne Itali.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje Doktor , ky dipllomati i shkarkuar Edmond Kumaraku eshte shkarkuar sepse ishte i dypunesuar ne itali ne komunen e Riminit dhe ne ambasaden shqipetare , she ka kerkuar ministria e jashtme italiane shkarkimin e tij. Ky person eshte dhe kryetari i ps itali, merrte pjese ne takimet elektorale te Taulant Ballajt dhe Jyrgis Cyrbja ne shkelje te plote te ligjit per dipllomatet.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *