Vendosni fjalën kyçe....

Salianji publikon audion e dytë: Drejtori i policisë i dha lekë Alizotit, foli me Ballën


Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka publikuar një tjetër material në audio të prokurorisë, ku tregohet komunikimi i ish-drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, me Fredi Alizotin, i cili deklaroi se ka bërë zërin e Afron Xhafajt në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.

Salianji tregon një komunikim mes Fredi Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi.

Nga përgjimet, Fredi Alizoti i ankohet Drejtorit të Policisë së Fierit se e kanë lënë në baltë, ndërsa ky i fundit i premton një sasi parash. Mirëpo në audion e re, Alizoti thotë se ka folur dhe me Taulant Ballën.

DENONCIMI I SALIANJIT

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë dëshmojnë vënien e qeverisë në shërbim të krimit dhe në mbulim të krimit , për të shpëtuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj por në fakt për të shpëtuar puthetin kriminal të ndërtuar nga Edi rama.

Përgjimet e Prokurorisë faktojnë sajimin e dëshmitarit të rremë dhe dëshmojnë gjithçka që kemi thënë, që nga zbulimi i skandalit të përfshirjes në narkotrafik dhe krijimin e lehtësirave për trafikun e drogës për vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Gjithçka sot provohet si e vërtetë.

Përgjimet e sotme që do të publikoj janë vetëm një pjesë, në përgjimet zyrtare që ka Prokuroria, por sikurse të tjerat faktojnë qartazi se Prokuroria jo vetëm që i fsheh, jo vetëm që është vënë në shërbim të kryeministrit, por as nuk denjon që t’i transkriptojë në shkelje të ligjit e të Kushtetutës.

Prokuroria e bën me qëllim që të fshehë emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, kupola e policisë e përfshirë e gjitha në sajimin dhe mbulimin politik për të mbuluar aferën kriminale apo dhe përfshirjen e sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Ballës në aferën e sajimit të dëshmitarit të rremë kundër opozitës.

video 1 është përmendja për herë të parë, ne kemi vetëm një përgjim deri më sot, Prokuroria ka shumë të tjera përgjime të tjera në dispozicion që dëshmojnë përfshirjen e shumë personave që më parë i kemi përmendur me fakte e dokumente. Sot e faktojmë edhe nëpërmjet përgjimeve zyrtare përmes audios, se si përmes zyrtarit më të lartë të PS-së, manipulohet, takohet dëshmitari i rremë dhe më pas çohet tek drejtori i policisë së qarkut e Fierit, për t’u përdorur si alibi për të shpëtuar pushtetin e Edi Ramës.

Dëgjoni audion e parë.

 

Transkriptimi i audios 1:

Nushi: Alo

Alizoti: urdhëro

Nushi: O Fredi por po vij o burrë, kalova Kolonjën, tani jam në Vajkan.

Alizoti: O vlla je drejtori gjë apo jo?

Nushi: Tani unë jam drejtori Albert Nushi

Alizoti: Dua të të pyesi…

Nushi: Ku je ti ku je

Alizoti: Te QTU jam.. Se doja të takoja Taulant Ballën,

Nushi: Kë do të takosh?

Alizoti:  Taulant Ballën o vëlla, janë muhabete, do të të sqaroj unë po hë

Nushi: Mirë mirë më sqaro

Përgjimi zyrtar me drejtorin e policisë së Fierit, tregon se policia është nënshtruar dhe është nën shërbimim të qëllimit politik të qeverisë për të fshehur të vërtetën e përfshirjes së vëllait të ministrit të Brendshëm dhe për ta kthyer këtë në një akuzë për opozitën.

Ka qindra komunikime mes drejtuesve të policisë dhe një trafikanti ndërkombëtar droge, dhe të dënuari ordiner si Alfred Alizoti, vetëm për shkakun se ai tenton të përdoret kundër opozitës.

Do ju kërkoj shumë ndjesë për fjalorin që përdor në këtë rast drejtori i policisë dhe i përgjuari tjetër Alizoti. Video e dytë, përgjim zyrtar nga Prokuroria.

Transkriptimi i taudios 2

Alizoti:  Po si më le në rrugë. Ai është b****irë prokuror.

Nushi: Ku je ti, ku je.

Alizoti: Dëgjo mua, dëgjo mua tashi të flas unë tani.

Nushi: Ku je ti ore, ku je…

Alizoti: Më dëgjo mua tani. Atë që kam nisur…

Nushi: Ku je tani. Je në Fier apo ku je.

Alizoti: Unë jam në Tiranë tani.  Dëgjo mua tani. Atë që kam nisur nuk e kthej më mbrapa.

Nushi: Pse çfarë të tha ty.

Alizoti: Mos më thuaj mua prokuror, po zoti prokuror.  I thashë të kam q***motrën. Nuk më rruhet mua.

Nushi: Fredi, Fredi, më dëgjo pak mua.

Alizoti: Dëgjo pak mua ti ore. Unë nuk e di si më lini në rrugë ju mua. Më këto muhabete vari k****. Fola me Gramozin se i bëj parapritë gjerave unë..

Nushi: Mirë hajt. Fredi jam në një vendngjarje tani. Më thuaj çfarë do.

Alizoti: Dëgjo mua tani. Dua diçka unë se kam ngel rrugëve.

Nushi: Më thuaj çfarë do.

Alizoti: Kam ngel ku më le radhën e parë. Do më dërgosh një njeri.

Nushi: Tani unë jam në Fier, kam një ngjarje. Jam në Ballsh.

Alizoti: Më dëgjo një minutë mua. Do më dërgosh një njeri mua

Mban mend ku më ke lënë

Nushi: Po po po të duhet qeveria ty me lekë.

Alizoti: E more vesh, e kape muhabetin. Ej jam në mes të rrugës, Popo se e kuptova.

Drejtori i policisë, zyrtari më i lartë që duhet të jetë për ruajtjen e ligjit në qarkun e Fierit, vetëm pasi Alizoti ka komunikuar në disa raste apo në përgjime del numri i Taulant Ballës. Vetëm tre ditë para se të jepte dëshminë e sajuar me datë 1 në Prokurori. Këto audio që janë vetëm një pjesë e qindra audiove, të përgjuara nga Prokuroria tregojnë degradimine  shtetit dhe përfshirjen jo vetëm në lehtësimin për trafikun e drogës, por dhe në mbrojtjen e trafikantëve të drogës. Se si si në pushtetin e Edi Ramës, pushtetin e kanë kriminelët dhe se si detyrohet t’i japë lekë në emër të shefit drejtori i policisë Alizotit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *