Vendosni fjalën kyçe....

KLP-ja në kërkim të Prokurorit të Përgjithshëm, cilët janë kandidatët deri tani


Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Aktualisht ky pozicion mbahet nga Arta Marku, e zgjedhur me 69 vota si Kryeprokurore e përkohshme në 18 dhjetor të vitit 2017.

KLP-ja do miratojë rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjeçar.

Për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm kanë shprehur deri tani interesin, Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Tjetër pikë që do diskutohet në mbledhjen e sotme është miratimi dhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *