Vendosni fjalën kyçe....

Rama s’iu ndahet deklaratave bajate për Rusinë: Nuk do integrimin e Shqipërisë në BE


Rama nuk ndalet me batutat “copy-paste”, tashmë të bëra bataje për Rusinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama tha se Rusia nuk është tifoze e integrimit të vendeve të Ballkanit drejt BE-së.

Madje sipas tij, sa herë që dikush cënon axhendën e tij për t’iu bashkuar BE-së, Rusia sheh oportunitetet e saj.

 “Rusia nuk është vend tifoz i BE, i zgjerimit dhe nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë Evropiane të asnjë prej vendeve të Ballkanit perëndimor, kjo nuk është sekrete, kjo dihet.

Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare, kryefjala e të cilës është të bashkohemi në familjen evropiane.

Sa herë kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i Europës i BE-së, i integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit perëndimor, padiskutim që sheh një oportunitet, kaq”, tha Rama i pyetur lidhur me deklaratat e Helidon Bendo-s për influencat e Rusisë deri në nivelet të larta të administratës shtetërore.

Kujtojmë se Rama shpesh e ka përmendur Rusinë si një vend që po punon për moszgjerimin e Europës apo edhe që po punon për të krijuar në vendet e Ballkanit një klimë anti-BE.

Në vitin 2016-të, Rama do të shprehej gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Rusia dhe militantët islamikë mund të përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit nëse Bashkimi Evropian nuk do t’i pranojë si anëtarë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *