Vendosni fjalën kyçe....

Spahia në krah të bluzave të bardha: Figura e mjekut po bëhet më vulnerabël!


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, është solidarizuar me protestën e mjekëve. Spahia thotë se mjekët përballen me pasuguri në punë, mungesa ilaçesh dhe paga të ulëta.

“MJEKET PROTESTE EDHE NE SHKODER
Solidaritet me koleget mjeke te Shkodres. Kerkesat e kushtet i kane te njejta. Mjeket perballen me pasiguri ne pune, kushte jo te pershtatshme dhenie e marrje sherbimi, mungesa ne ilace e materiale, dhe page modeste per profesionin qe ushtrojne. Shtoji ketyre edhe korrupsionin permes PPP-ve e paaftesine e te perzgjedhurve per te bere politikat e duhura, figura e mjekut po behet me vulnerabel, pasi mbetet kontakti i vetem direkt me pacientin.”, shkruan Spahia.

Një gjë të tillë e kanë pranuar edhe vetë mjekët, të cilët denoncojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre.

Kryetari i Sindidatës së Shëndetësisë në Shkodër, Paulo Kaceli, kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera që të marrin masa dhe të kuptojnë shkaqet e kësaj dhune.

Sipas tij e gjitha vjen edhe nga varfëria e popullit.

“Fatkeqësisht këta protesta po marrin indicie prej një gjëje shumë të rëndë që nuk ndodh në vendet e qytetëruara.

Ministria e Shëndetësisë dhe organet ligjzbatuese të shohin se ku çalon dhe ku janë problemet që lindin këtë dhunë.

Ne e kemi diskutuar shumë herë dhe sensibiliteti duhet të jetë shumë më i madh. Nuk është problemi vetëm tek dhunimi sistematik që po bëhet, por nuk po vihet dorë mbi shkaqet e këtij dhunimi dhe populli është jashtëzakonisht i vuajtur, fukara dhe këto probleme janë edhe me personelin shëndetësor, ku këta po punojnë me paga diskriminuese kundrejt vendeve të rajonit. Po them me këto që kemi më afër se nuk bëhet fjalë të krahasohemi me mjekët në Bashkimin Europian.”, tha kryetari i sindikatës.

Mjeku i njohur Trital Kalo, konsideroi si një ndër shkaktarët e dhunës ndaj mjekëve gjendjen e varfër të popullit.

“Nëse shoqëria do të vuajë nga problemet e saj sociale ne bluzat e bardha do konsiderohemi si target më i lehtë për t’u dhunuar, për të shkarkuar problemet. Nuk janë mjekët që ju lënë pa punë, pa ushqim për fëmijët, pa ngrohje në dimër. Janë çështje të politikës. Ne jemi këtu për t’i shërbyer njerëzve.

Në kohën e komunizmit, e vetmja qelizë që funksiononte ishte shëndetësia, prandaj duhet ta konsideroni bluzën e mjekut të shenjtë. Ai që dhunon bluzën e mjekut duhet të dënohet. Nëse Rama kërkon të dënojë me tre vjet, atë që futet në fushën e blertë, ai qëe dhunon mjekët i ka pak 30 vjet”,tha mjeku Tritan Kalo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *