Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i OSBE: Shqipëria në moment kritik, autoritetet të përgjigjen për shit-blerjen e votave


Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, ka pranuar se Shqipëria po kalon në një moment kritik, ndërsa u ka kërkuar Prokurorisë dhe autoriteteve ligjzbatuese që të japin një përgjigje lidhur me akuzat për shit-blerjen e votave.

 “Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend. Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje. Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash, pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”,– tha Borchardt në një tryezë me kryeprokuroren, Arta Marku dhe me kreun e KQZ-së, Klement Zguri.

Borchardt foli edhe për protestat, të cilat i konsideroi si një e drejtë, por bëri thirrje që të mos agravojnë në dhunë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *