Vendosni fjalën kyçe....

Si u mbijetoi kulla e Pisës katër tërmeteve të forta ndër shekuj


Një studim i udhëhequr nga profesori Camillo Nuti i “Roma Tre University” dhe i 16 inxhinierëve të tjerë ka arritur në përfundimin se si ka mundur kulla e Pisës t’u shpëtojë tërmeteve për gati 5 shekuj.

Prej shumë vitesh, inxhinierët nuk kanë ditur t’i japin përgjigje kësaj pyetje, por ky studim i fundit tregon se kulla e Pisës u ka mbijetur tërmeteve për shkak të pjerrtësisë së saj.

“Në bashkëpunim për të gjetur përgjigjen një ekspert të njohur të inxhinierisë së tërmeteve dhe ndërveprimit truall-ndërtesë në Universitetin e Bristolit”,- ka shkuar “Silicon republic”.

Përkundër animit në një kënd 5 gradë, që çon në një zhvendosje më shumë se 5 metra nga qendra e rëndesës në majë të saj, kulla me lartësi 58 metra ka arritur të mbijetojë pa u dëmtuar, pavarësisht se katër tërmete të forta e kanë goditur që prej vitit 1280 zonën ku ndodhet. Kjo kullë u ndërtua në vitin 1173.

Rezultatet e plota të studimit do të publikohen në Konferencën e 16-të Evropiane në Inxhinierinë e Tërmeteve që po zhvillohet në Selanik të Greqisë, muajin e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *