Vendosni fjalën kyçe....

I vodhi çantën me para në tregun e Milotit, arrestohet 46-vjeçari


Një 46-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi i vodhi një personi çantën me lekë.

Bëhet fjalë për shtetasin B.A., 46 vjeç, i cili sipas policisë në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën prej 100.000 lekësh.

“57 vjeçari  nga Kurbini  e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë  bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *