Vendosni fjalën kyçe....

FIFA pezullon merkaton e Chelsea deri në vitin 2020


Chelsea kishte kërkuar në FIFA që të pezullohej dënimi i dhënë nga qeveria e futbollit botëror, e cila kishte ndëshkuar blutë e Londrës, duke i mbyllur merkaton deri në vitin 2020, çka do të thotë 2 dritare lëvizjeje lojtarësh.

Drejtuesit e Chelsea kishin shpresuar që të fitonin kohë dhe në merkaton e verës të ndreqnin ekipin për edicionin e ri, por FIFA nuk ua ka lejuar këtë gjë, pasi blutë e Londrës kanë shkelur në plot 29 raste, përfshirë dhe regjistrimin e lojtarëve nën 18-vjeç.

Gjithashtu, Chelsea është gjobitur dhe me 400 mijë stërlina për shkeljet e kryera. Lajmi natyrisht që nuk është pritur mirë nga tifozët, të cilët nuk do të shohin një skuadër kompetitive edhe për dy sezonin e ardhshëm.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *