Vendosni fjalën kyçe....

Banka Botërore: 4.34% e fëmijëve në Shqipëri nuk janë regjistruar në shkollë ose e kanë braktisur


Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, në Shqipëri nuk janë të regjistruar ose kanë braktisur shkollën fillore rreth 4.34% e fëmijëve në moshë për shkollë. Të dhënat i referohen të dhënave të mbledhura nga Banka Botërore.

Serbia ka përqindjen më të ulët në rajon të fëmijëve jashtë shkollës, me rreth 0.83%. Në Malin e Zi ky tregues përllogaritet rreth 6.18%, ndërsa në Maqedoni rreth 8.29%. Maqedonia ka përqindjen më të lartë të këtij treguesi.

Në 2009-n, në Shqipëri përllogariteshin rreth 14.2% të fëmijëve në moshë për të ndjekur shkollën fillore që kishin braktisur apo që nuk ishin regjistruar fare në shkollë.

Të dhënat administrative të përdorura për të llogaritur normën e fëmijëve jashtë shkolle janë ta bazuara në regjistrimet në shkollë në një datë specifike. Fëmijët, të cilët braktisin shkollën, pas datës kur merren të dhënat nuk përllogariten në këtë normë.