Vendosni fjalën kyçe....

Roma shkarkon trajnerin, gjendet zëvendësuesi


Eleminimi nga Champions/ Roma shkarkon trajnerin, gjendet zëvendësuesi

Eliminimi nga Liga e Kampioneve i ka kushtuar stolin trajnerit të Romës, Eusebio Di Françeskos. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi verdhekuq në një njoftim zyrtar në faqen e tij në Twitter. “Roma njofton se nga sot Eusebio Di Françesko nuk do të jetë më trajneri i klubit. Shoqëria falënderon trajnerin për punën e bërë në stolin verdhekuq dhe u uron më të mirën në të ardhmen”.

Ndërkohë, falënderime për Di Françeskon dhe nga Xhejms Palota, presidenti i Romës. “Nga ana ime dhe e gjithë klubit të Romës, dua ta falënderoj trajnerin Euzebio Di Françesko për impenjimin e tij maksimal. Ai ka punuar gjithmonë me përkushtim dhe është sjellë si profesionist, duke vënë në vend të parë interesat e klubit dhe jo ata personalë. I urojmë më të mirën”, – ka thënë Palota.

Eleminimi nga Champions/ Roma shkarkon trajnerin, gjendet zëvendësuesi

 

Ndërkohë vendin e Di Françeskos së shkarkuar pritet ta marrë një tjetër roman, Klaudio Ranieri, që pak ditë më parë u shkarkua nga stoli i Fulhmait.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *