Vendosni fjalën kyçe....

Emmanuel Macron: Bashkimi Europian është në rrezik


Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se ka një rrezik më të madh për Bashkimin Europian, sesa BREXIT.

Në gazetat e mëngjesit të sotëm, sikurse shkruan “Telegraph”, Macron ndau vizionin e tij për të ardhmen e BE-së e cila mund të përkeqësohet në ndarje të thella mes vendeve perëndimore dhe lindore të unionit.

Në një artikull të publikuar në faqen e internetit të gazetës franceze “Le Parisien”, Macron shkruan: “Asnjëherë që nga Lufta e Dytë Botërore Europa nuk ka qenë më e nevojshme se sot. Në anën tjetër ajo nuk ka qenë kurrë më parë kaq e rrezikuar.”

Artikulli i udhëheqësit të Francës, është botuar jo vetëm në shtypin francez por edhe në gazetat e 28 vendeve europiane.

Macron e konsideron Brexit-in si simbolin e problemeve që kanë përfshirë Europën, duke thënë se “mashtrimi” dhe “mungesa e përgjegjësisë” shkaktoi largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, të planifikuar nga fundi i këtij muaji.

Macron i këshillon votuesit, që në zgjedhjet e Parlamentit Europian të 23-26 majit, t’i refuzojnë partitë nacionaliste, të cilat “nuk ofrojnë asgjë”.  Ai u bën  thirrje qytetarëve të Bashkimit Europian ta shfrytëzojnë votimin e tyre në zgjedhjet e Parlamentit Europian për të mbrojtur dhe fuqizuar Europën “e rrezikuar”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *