Vendosni fjalën kyçe....

Stuhi bore në SHBA – Mbyllen shkollat në New York, New Jersey shpall gjendjen e jashtëzakonshme


Shtetet anembanë verilindjes në SHBA, po përgatiten për një stuhi dëbore. Qytetarët janë paralajmëruar nga autoritetet se që prej orës 7:00 të kësaj të hëne në New York, Luginën e Ulët të Hudson-it, në verilindje të New-Jersey dhe në jugperëndim dhe në bregdetin Connecticut, do të ketë stuhi dëbore.

“Daily Mail” shkruan se stuhia ka nisur me disa centimetra borë në Midwest dhe pritet të shtrihet në pjesën më të madhe të verilindjes nga 5 deri në 8 inch (13 deri në 20 centimetra), ku veriu i New-England parashikohet të shkojë deri në 10 inç.

Aeroportet sakaq po përballen me vonesa. Në New Jersey, të djelën mbrëma ka patur vonesa prej mesatarisht 2 orë ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias po përjetonte vonesa vetëm nën një orë.

Guvernatori i New Jersey-t, Phil Murphy, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të gjitha 21 qarqet, ku Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon një trashësi dëbore prej 4 deri në 8 inch (13 deri në 20 centimetra).

Në qytetin e New York-ut, kryebashkiaku Bill de Blasio ka deklaruar se shkollat ​​do të mbyllen të hënën dhe parkimi anësor alternativ është pezulluar po ashtu për dy ditët në vazhdim.

Shumë shkolla të tjera në verilindje kanë anuluar mësimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *