Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Rinas, tre të plagosur, rëndohet trafiku (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Rinasit, ku janë përplasur kokë më kokë dy automjete, njëri tip fiat dhe tjetri tip Audi.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore. Identiteti i të plagosurve nuk është bërë publik për mediat.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se një nga automjetet po udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Ky aks rrugor konsiderohet mjaft problematik për shkak se rruga është tepër e ngushtë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi. Si pasojë e aksidentit, është krijuar trafik i rënduar në rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *